Për 60 milionë euro?! Rapid Build do ta ndërtojë interkonektorin

Për 60 milionë euro?! Rapid Build do ta ndërtojë interkonektorin

“Rapid Build” nga Kumanova është kompania që është renditur e para në vlerësimin e Nomagas për tenderin e ndërtimit të interkonektorit të gazit natyror me Greqinë, falë plotësimit të kriterit të çmimit më të ulët, mëson TV21. Siç publikuam para pak kohe Papid Build ka ofruar çmim në vlerë prej 59.9 milionë euro në tenderin në të cilin janë paraqitur pesë kompani. Ministrja për energjetikë Sanja Bozhinovska konfirmoi se vlerësimi nga Nomagas ka përfunduar dhe dje është dërguar për miratim deri te Banka Europiane e investimeve.

Sipas informacioneve të TV21 nga 5 ofertat e parashtruara, çmimi i “Rapid Build” është për 6 milion euro më vogël nga oferta e kompanisë serbe që ka ofruar 66 milionë euro për të ndërtuar interkonektorin për gaz natyrorë nga Greqia. Oferta e tretë është 69 milionë euro nga një kompani nga Turqia, ndërsa dy ofertat tjera janë nga kompani italiane.

Kur tenderi u mbyll, nga Nomagas kumtuan se kompania që do të zgjidhet do të ketë afat prej 2 vjetëve për të ndërtuar pjesën në Maqedoni nga interkonektori në gjatësi prej 67 kilometrave. Pritet që ndërtimi të fillojë në pranverë. Përndryshe kjo është përpjekja e dytë që të zgjidhet kompani për ndërtimin e interkonektorit. Paraprakisht, tenderi u anulua, ndërsa atëherë çmimi më i ulur ishte 71 milionë euro.

Advertisement

Interkonekori është në gjatësi prej 123 kilometrave, ndërsa pjesa maqedonase është 67 kilometra – nga Gjevgjelia deri në Negotinë. Paratë, 83.6 milion euro janë siguruar përmes kredive dhe granteve nga institucionet financiare ndërkombëtare. Kjo lidhje me Greqinë duhet të sigurojë gaz natyrorë nga më shumë burime. Për momentin lidhja ndërkufitare me Bullgarinë është e vetmja lidhje që e ka vendi.

Advertisement
Advertisement