21,7% është përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike në vitin 2023! 0,3% më i lartë se në vitin 2022

21,7% është përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike në vitin 2023! 0,3% më i lartë se në vitin 2022

21,7% është përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike në vitin 2023, në krahasim me vitin 2022 që ishte 21,4%, që këtë vit ka shënuar rritje për 0,3%.

Përfaqësimi i maqedonasve në vitin 2022 në sektorin publik ishte 71,9%, ndërsa për vitin 2023 është 71,6%, që paraqet një rënie prej 0,3% krahasuar me një vit më parë, por është më i lartë me 13,16 % krahasuar me popullsinë rezidente të vendit në krahasim me rezultatet e censusit të fundit të popullsisë të vitit 2022.

Komuniteti turk në vitin 2022 përfaqësohej me 2,1%, ndërsa në vitin 2023 përfaqësimi i tij është 2,2%, që është një rritje prej 0,1%, por është më i ulët për 0,14 % krahasuar me popullsinë rezidente të vendit.

Komuniteti etnik rom dhe serb kanë të njëjtën shkallë përfaqësimi në vitin 2022 dhe 2023, me ç’rast përfaqësimi i komunitetit etnik Rom është me 1,3% dhe është më i ulët për 1,23% krahasuar me popullsinë rezidente në vend, ndërsa komuniteti etnik serb është me 1,4%, por është më i lartë për 0,1 % krahasuar me popullsinë rezidente në vend, i njëjtë është rasti edhe me komunitetin Vlleh, i cili gjatë këtyre 2 viteve përfaqësohet me 0,6%, dhe është më i lartë për 0,13 % krahasuar me popullsinë rezidente në vend.

Advertisement

Një rritje e vogël prej 0,1% ka në komunitetin boshnjak, i cili tani përfaqësohet me 0,6%, ndërsa në vitin 2022 përfaqësohej me 0,5%, por është më i ulët për 0,27% krahasuar me popullsinë rezidente të vendit.

Personat që u përkasin bashkësive tjera që nuk janë të shënuara në parathënien e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vitin 2023 përfaqësohen me 0,7%, që është përqindje e njëjtë me vitin paraprak 2022.

Advertisement
Advertisement