Suhareka po e deklason Llapin

Suhareka po e deklason Llapin

Suhareka është duke e deklasuar Llapin në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të të Superligës së futbollit.

Brenda vetëm 20 minutash, therandasit i shënuan tre gola dhe po avancojnë 3:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Serinë e golave e hapi Mevlan Zeka, i cili shënoi nga penalltia.

Më pas, Stijepovic shënoi nga afërsia pas një harkimi nga goditja e këndit.

E pas pak minutash Eneid Kodra realizoi me kokë për ta ngritur epërsinë e vendësve.

Advertisement

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Suhareka po shkon me hapa të sigurt drejt fitores, e cila i mungoi në pesë ndeshjet e fundit.

Kurse, llapjanët nëse vazhdojë kështu do ta kalojnë edhe ndeshjen e nëntë radhazi pa fitore në Superligë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement