BDI edhe sot në “Rojet e Gjuhës”, Grubi: S’do ta pengojmë seancën e Kushtetueses, kërkojmë mbrojtje të gjuhës

BDI edhe sot në “Rojet e Gjuhës”, Grubi: S’do ta pengojmë seancën e Kushtetueses, kërkojmë mbrojtje të gjuhës

Opozitarja BDI nga mbrëmë është në tendën para Gjykatës Kushtetuese ku po mbahet “Roja e gjuhës”. Ata edhe sot janë atje, thonë se për shkak të temperaturave të ulëta zëvendësohen në disa orë, ndërsa do të qëndrojnë deri të mërkurën kur është caktuar seanca e Kushtetueses. Me një pjesë të udhëheqësisë dhe anëtarësisë së BDI-së ishte dhe Artan Grubi i cili tha se ai ligj është negociuar dhe harmonizuar edhe me VMRO-DPMNE-në, e më pas edhe me LSDM-në, që do të thotë se për të njëjtin ka konsensus. Çfarë do të ndërmarrin të mërkurën për kur është caktuar edhe seanca, a do të bllokojnë Kushtetuesen që të mos munden gjykatësit të vijnë dhe të mos mbahet seanca, Grubi thotë se nuk kanë për qëllim që të pengojnë asnjë institucion dhe nuk do të ndërmarrin asnjëfarë hapi që do të cojnë drejtë destabilizimit.

Gjatë ditëve të fundit edhe kryeministri Mickoski edhe koalicioni VLEN sigurojnë se të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë dhe se nuk do të shfuqizohet ligji për gjuhët. Grupi pyet, prej ku i kanë këto informacione dhe nëse janë në kontakt të drejtpërdrejt me gjykatësit kushtetues. Megjithatë pret se gjykatësit në seancën të mërkurën do ta hedhin poshtë këtë iniciativë.

Advertisement

Vendosja e tendës për siç thonë “roja e gjuhës” ndodhi dje ndërsa kryesia dhe anëtarësia do të qëndrojnë atje deri të mërkurën derisa mbahet seanca e Gjykatës kushtetuese ku në rendin e ditës është debati për ligjin për gjuhët.

Advertisement
Advertisement