Ademi në takim pune me përzgjedhësin Foda dhe drejtorin teknik, Weidner

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka zhvilluar sot një takim pune me përzgjedhësin Franco Foda dhe me drejtorin teknik Markus Weidner për të diskutuar rreth krijimit të një programi të punës dhe filozofie të lojës për të gjitha ekipet kombëtare të Kosovës.

Në këtë takim, janë shkëmbyer idetë për krijimin e një strategjie të tillë dhe formën e implementimit të kësaj strategjie nga ekipet U-15 deri tek Kombëtarja A, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Advertisement

“Në këtë formë FFK-ja, synon që të ngrisë edhe më tej nivelin e punës qoftë me futbollistët e ekipit A, qoftë me ata të grupmoshave, nëpërmjet një sistemi të unisuar të punës dhe mënyrës së lojës”, njofton FFK-ja.

Advertisement
Advertisement