Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me diell, por kryesisht me vranësira, nëpër lugina me dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 7 deri 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, paradite me dukuri të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Nëpër lugina do të ketë dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta dhe temperaturë më të ulët ditore.
“Reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërkaq në male të borës, do të ketë të martën, posaçërisht pasdite dhe në orët e mbrëmjes”, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.