BDI kërkon dorëheqje nga Toshkovski – Deklaroi se një ish-kryetar komune i BDI-së ka qenë i involvuar në ngjarjet e Ditës së flamurit

BDI kërkon dorëheqje nga Toshkovski – Deklaroi se një ish-kryetar komune i BDI-së ka qenë i involvuar në ngjarjet e Ditës së flamurit

BDI reagoi për deklaratën e ministrit për punë të brendshme, Pançe Toshkovski se një ish kryetar komune nga radhët e kësaj partie ka qenë i involvuar në ndodhitë në Ditën e flamurit shqiptarë. Nga kjo parti akuzojnë se Toshkovski pa bazë dhe kredibilietet e ka pohuar këtë me qëllim që ta heq vëmendjen nga dështimet e tij dhe andaj kërkojnë dorëheqje nga ai.

“Ky është i njëjti ministër që, një ditë para se të arrestohej një person me aftësi të kufizuara mendore si autor i djegies së makinave në Kumanovë, deklaronte publikisht se kishte “të dhëna operative” për një grup të sofistikuar të organizuar që qëndronte pas sulmit. Si mund të besohet një ministër që ka dëshmuar një paaftësi kaq të theksuar për të trajtuar situata të thjeshta dhe që vazhdimisht shpërndan informacione të pavërteta?  Tani, ky i njëjti ministër guxon të bëjë deklarata të papërgjegjshme duke përfshirë një ish-kryetar komune nga  BDI-së në organizimin e incidenteve të Ditës së Flamurit, pa asnjë provë konkrete, thjesht për të mbuluar dështimet e tij”, tha BDI.

Toshkovski në intervistën e djeshme në Sitell, tha se shërbimet e sigurisë kanë pasur informacione operative se pas ngjarjeve në Ditën e flamurit kombëtarë shqiptarë, qëndrojnë struktura të larta të BDI-së.

Advertisement

“Fakt është se ka informacione të caktuara operative se një ish-kryetar i BDI-së është përfshirë drejtpërdrejt së bashku me një grup tjetër në pjesën e organizimit të këtyre ngjarjeve, por ndryshe nga më parë kur kishim persekutime politike, tani MPB po vepron sipas drejtimit te PP me fakte dhe prova, nuk po shkojme qorrazi si dikur. Kështu do të jetë edhe në këtë rast. Nëse sigurojmë prova, do të veprojmë”, deklaroi Pançe Toshkovski.

BDI para pak kohe në Kuvend parashtroi nismë për interpelancë për ministrin Toshkovski, por nga opozitarja LSDM paralajmëruan se nuk do ta mbështesin interpelancën.

Advertisement
Advertisement