Kompanitë në vend që janë pjesë e korporatave të huaja, që realizojnë të ardhura mbi 10 milionë euro, ndërsa fitimi i tyre është më i madh se 1 milion euro, do të paguajnë 15% tatim të fitimit, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se taksa e vetme e re që e planifikon Qeveria është harmonizim i tatimit global korporativ. Rregullorja ligjore do të harmonizohet deri në fund të vitit.
Qeveria detektoi tre lloje të kompanive të tilla në vendin tonë. Edhe ata që shfrytëzojnë përjashtime tatimore në zonat e lira ekonomike, jashtë prej tyre, por edhe kompanitë që japin shërbime si “Telekom”, “A1”, “Cementara”, “EVN”.
Bëhet fjalë për shkallë minimale tatimore globale, e paraparë në një prej dy shtyllave të marrëveshjes së arritur në suaza të Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD). 136 vende në botë, mes të cilave edhe Maqedonia e nënshkruan këtë marrëveshje me qëllim që të sigurohet tatimi më i drejtë i korporatave.