60-vjeçari shpallet fajtor / Burg të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Çellopek

Është dënuar me burg të përjetshëm 60-vjeçari me iniciale I.I., nga Çellopeku i Tetovës, i cili më 27 dhjetor 2023 vrau dy kushërinjtë e tij, babë e bir. Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Tetovë shkruhet se para shtëpisë së të plagosurit A.Xh, i akuzuari, me paramendim ka privuar nga jeta personin M.XH i lindur në vitin 1995 dhe F.Xh. i lindur në vitin 1971, kurse pastaj me paramendim ka tentuar të privojë nga jeta personat A.XH, M.XH dhe dy anëtare të kësaj familje me iniciale M.Xh dhe Gj.Xh.

Advertisement

Avokati i familjes së viktimave, Valon Adulhamiti, tha se vendimi është konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë.

Viktimat ishin babai 52 vjeçar dhe i biri i tij 28 vjeç, që ishin me punë të përkohshëm në mërgim. Autori i dënuar dje, në ditën e ngjarjes, pati mbetur i plagosur.

Advertisement
Advertisement