Rrjeti diplomatik në shënjestër/ Është e mundshme që të tërhiqen dhjetëra ambasadorë?!

Rrjeti diplomatik në shënjestër/ Është e mundshme që të tërhiqen dhjetëra ambasadorë?!

Opozita akuzon për partizim të rrjetit diplomatik. Kjo vijon pasi që shumica në Kuvend ngriti interpretim autentik të Ligjit për punë të jashtme. Nëse interpretimi miratohet në seancë plenare, referimi i kandidatëve për ambasadorë do të jetë i patjetërsueshme, ndërsa gjithashtu edhe Qeveria do të mund të tërheqë ambasadorë. Me këtë hapet mundësia që të kthehen dhjetëra ambasadorë që viteve të fundit nuk e kaluan filtrin parlamentar.

Nga partia në pushtet u përgjigjën se pushteti paraprak është mësuar që gjatë 7 viteve të fundit ta mos e respektojë ligjin për punët e jashtme kur i ka dërguar ambasadorët në vendet e huaja pa referuar në Kuvend.

Advertisement

Nëse vendimi kalon, pritet që të tërhiqen ambasadorët Meto Beleski nga Brukseli, Katerina Stavrevska nga Londra, Xhenk Sejfulla nga Suedia, Pajo Aviroviq nga Vjena, Emil Kërstevski nga Praga, Jakup Rexhepi nga Sarajeva, Agnesa Rusi nga Sofja dhe Zeqir Ramçilloviq nga Podgorica, të cilët nuk referuan para komisionit në Kuvend.

Advertisement
Advertisement