Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës gjatë ditës së djeshme e akuzoi ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limanin, për punësime të familjarëve në MEPSO dhe EMV që të gjitha këto, i mohoi Limani, përcjell TV21. Limani tha se, nëse ka pasur konflikt interesi në këto punësime, është i gatshëm të përgjigjet.
“Sa i takon çështjes së punësimit, vajza ime ka qenë e punësuar para shtatë viteve, jo tani. Kam qenë drejtor në ESM dhe ajo ka qenë e punësuar në MEPSO. Sa i takon vëllait, ka qenë drejtor i Qendrës Sociale në përbërjen e kaluar dhe unë e kam shkarkuar. Ju nuk duhet të merret me atë se e kam shkarkuar, por duhet të fokusoheni te konkursi dhe të shqyrtoni nëse ka pasur konflikt interesi, jam i gatshëm të përgjigjem”, tha Limani.
Advertisement
Advertisement
Advertisement