Moti sot do të jetë me diell dhe i qetë, me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Temperatura minimale do të jetë prej -3 deri 3, ndërsa maksimalja prej 6 deri 11 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite me dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta, gjatë ditës me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbrresë deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.
Sipas DPHM, pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht të qetë, me dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Nga e mërkura nga fundi i ditës dhe në ditët në vijim do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe viset më të larta, reshje të borës.