Arsenali fiton thellë në udhëtim te West Hami

Arsenali fiton thellë në udhëtim te West Hami

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të thellë në udhëtim te West Hami, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “London” përfundoi me rezultat 2-5.

Golat për Arsenalin i shënuan Magalhaes (10’), Trossard (27’), Odegaard (34’), Havertz (36’) dhe Saka (45+5’), kurse për West Hamit realizuan Wan Bissaka (38’) dhe Emerson (40’).

Advertisement

Me këtë fitore, Arsenali e sheh vetën në vendin e dytë me 25 pikë, kurse West Hami i 14-ti me 15 sosh.

Advertisement
Advertisement