A do të ketë naftë për NQP nga e hëna? Shpenzohen sasitë e marra hua, marrëveshje për blerje të rregullt s’ka

A do të ketë naftë për NQP nga e hëna? Shpenzohen sasitë e marra hua, marrëveshje për blerje të rregullt s’ka

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik Shkup nuk mund të funksionojë vetë, duhet të marrë subvencione, tregojnë raportet e viteve të fundit. Se kanë probleme, kjo nuk është risi, por mungesa e naftës doli në pah tani. Këshilltarja në Qytetin e Shkupit nga radhët e LSDM, Lubica Jançeva thotë se për shkak të menaxhimit të keq gjendja tani përshkallëzohet. Ajo shton se me vendim të qeverisë që t’i jepet NQP-së naftë hua, problemi zgjidhet për një kohë të shkurtër, sepse ende nuk ka vendim për blerje të rregullt.

“Gjendjet në NQP janë të tilla siç janë. Këshilltarët me ditë të tëra dhe vite të tëra flisnin dhe gjendjet nuk janë të tilla prej tani. Pra, nëse i shohim raportet për punën e NQP-së, i duheshin subvencione, jo një, jo dy, por 10 vitet e fundit. Pse subvencione? Sepse ballafaqoheshin me probleme gjatë funksionimit”, tha Lubica Jançeva – këshilltare në Qytetin e Shkupit nga LSDM.

Sipas koleges së saj në Këshill, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, menaxhimi i keq me Qytetin por edhe me ndërmarrjet publike janë arsyet pse gjendemi tani në këtë situatë.

“Falë menaxhimit të keq të Qytetit të Shkupit dhe ndërrimit të më shumë se 10 drejtorëve në NQP, kemi ardhur në këtë gjendje. Kjo nuk është krizë, kjo është kolapsi i NQP-së. Në të ardhmen presim që, sipas njoftimeve, të ketë probleme të mëdha edhe në ndërmarrjet tjera, kështu që menaxhmentit nuk i shkon mirë ose nuk gjendet mirë. Për këtë arsye, qeveria duhej të gjente një zgjidhje afatshkurtër”, potencoi Aneta Markovska Ilievska – këshilltare në Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE.

Këshilltari Nikolla Panovski thotë se problemi më i madh është mungesa e konsensusit nga partitë më të mëdha politike për nevojat dhe interesat e qytetarëve. Siç thotë ai, nëse do të ishte miratuar propozimi për blerjen e autobusëve të rinj, apo propozimi për transporti rapid, nga kryetari i mëparshëm, sot nuk do ta kishim problemin.

Advertisement

“Ne mund ta kishim zgjidhur problemin nëse do të kishte unitet dhe mirëkuptim dhe do të kishin ardhur deri tani këta 50 e ca autobusë, të cilët nuk u votuan për herë të 26-të. Nëse do të ishte konsensuale ose të paktën 50% më shumë, për transportin e shpejtë me autobus, për të cilin janë miratuar 70 milionë euro, për çka paguajmë 350 mijë euro çdo vit, pasi jemi shumë të pasur. Nëse i them të gjitha punët për të cilat paguajmë e që nuk ndërtohen ose kanë dështuar, jo vetëm në këtë qytet por edhe jashtë, do të thotë që punojmë vetëm për normë interesi për projektet e dështuara sepse nuk ka mirëkuptim mes partive më të mëdha”, u shpreh Nikolla Panovski – këshilltar “me vendosmëri për ndryshime”.

Siç dihet, NQP para disa ditësh ishte në kolaps total, pra ka mbetur pa naftë për shkak se Byroja e Prokurimit Publik ka anuluar tenderin për, siç thonë ata, parregullsi. Kryetarja Arsovska thotë se gjithçka ka qenë e rregullt, ndërsa anulimi i tenderit është për shkak të pengesave politike.

Advertisement
Advertisement