“90% e fëmijëve nën moshën 2 vjeç po përjetojnë varfëri të rëndë ushqimore në Gaza”

Estimated read time 2 min read

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se kufizimet në dërgimin e ndihmave kanë bërë që gati 90% e fëmijëve nën moshën 2 vjeç të përjetojnë varfëri të rëndë ushqimore, me nivelet e kequshqyerjes së fëmijëve në Gazën veriore që janë veçanërisht të tmerrshme.Agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së në Rripin e Gazës është e pasigurt nëse do të jetë në gjendje ta kompensojë stafin e saj për të shpërndarë ushqime në Gaza, pasi shumë vende i kanë ndaluar fondet kur disa nga punonjësit e agjencisë u akuzuan për përfshirje në sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023.Të martën (05.03.2024), SHBA, në bashkëpunim me Jordaninë, kanë ndërmarrë një tjetër lëshim me ajër në enklavë. Pentagoni përmendi se SHBA dhe partnerët e saj ndërkombëtarë po mendojnë gjithashtu një korridor detar për të ofruar ndihmë në Gaza. Megjithatë, aleati i SHBA-së, Izraeli, vazhdon të pengojë shumicën e dërgesave të ndihmave në Rripin e Gazës.Ndërkohë, banorët e Gazës po përballen me një kërcënim të rëndë nga uria, me dëshmitarë okularë që i thanë CNN se forcat izraelite qëlluan mbi njerëzit që prisnin ndihmë në Gazën veriore të hënën mbrëma.Ekspertët e Kombeve të Bashkuara e akuzuar Izraelin të martën (05.03.2024) se qëllimisht e ka vendosur urinë mbi popullin palestinez në Gaza.Hamasi deklaroi të martën se nuk do të ketë “shkëmbim të të burgosurve” nëse nuk ka një armëpushim të përhershëm në Gaza, tërheqje të trupave izraelite dhe hyrje të ndihmës në Rrip. Një udhëheqës i lartë i Hamasit e akuzoi gjithashtu Izraelin se po e vonon arritjen e një marrëveshjeje. Negociatorët janë takuar në Kajro që nga e diela për bisedime mbi një marrëveshje, por Izraeli nuk e ka dërguar një delegacion, tha një zyrtar izraelit për CNN.Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se një armëpushim i mundshëm “është në duart e Hamasit”. Ai e përshkroi marrëveshjen në tavolinë si një “ofertë racionale” dhe tha se izraelitët kishin rënë dakord për të.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like