• 06-03-2021

15 vjeçari nga Xhepçishti prodhon makina nga kombinimi i mbetjeve të ndryshme

Shumëkush ndoshta e sheh vetëm si një makinë të zakonshme për lakimin e hekurit, por, kjo nuk është aspak e tillë. Kjo makinë, nuk është fabrikuar nga inxhinier të mekanikës dhe elektrikës, por, besoni ose jo, është prodhuar nga një fëmijë vetëm 13 vjeçar. Kjo makinë madje nuk ka as pjesët përbërëse standarde. Ajo është kombinim i pjesëve të ndryshme, duke filluar nga ato të biçikletave të vjetra, krahëve të makinës, gjeneruesit për energji dhe reduktorit. Që të gjitha, të bashkuara nga Artin Dauti nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili, tani është 15 vjeç, por makinën e tij të parë, e prodhoi që para dy vitesh, përcjell nmk-post.

Kur e prodhova këtë makinë isha 13 vjeç, pra para dy viteve. Ideja është se kjo makinë është e shtrenjtë por unë disa pjesë i kisha dhe disa i kombinova dhe e bëra këtë për nevoja pune. Pjesët përbërëse janë elektromoti me reduktor, krahu i veturës, zinxhiri nga biçikleta, shtrënguesja e zinxhirit dhe kushineta 7. Këtu e kemi butonin para pas dhe pjesën elektrike të kombinuar me dy kontaktordhe funksionon me prizë 380 volt. I kam marr nga makina të vjetra, hedhurina prej mjeshtërve të veturave i kam kombinuar dhe është funksionale – deklaroi Artin Dauti, nxënës.

Kjo makinë, nuk është shpikja e vetme e Artinit. Ai po ashtu ka krijuar edhe makinën për vizatime dhe gdhendje të metalit, të njohur ndryshe si CNC makina. Edhe për të, ka kombinuar pjesë të vjetra të televizorëve, kompjuterëve, dhe pjesë të tjera elektronike.

Kjo quhet CNC makinë. Është projekti i tretë me radhë dhe është e përbërë prej linearit ku ec stilolapsi, ka edhe X – Y, këtu është një komanduese e vogël ku ia caktoj forcën dhe shpejtësinë. Pjesët përbërëse mund edhe më detajisht ti shikoni, janë ca procesorë këtu që i kam kombinuar, disa elektromotorë, këto i kam marr nga kompjuterët e vjetër dhe i kam kombinuar. Këtë e bëra para pesë muajve dhe brenda një muaj u bë funksionale – tha Artin Dauti, nxënës.

Projektet e tjera të Artinit janë pikë ngjitëse për metal, koftorin me sistem uji për nxehje qendrore por edhe aparate të tjera më të vogla. Artini, inspirimin e merr nga punëtoria e të atit i cili punon si axhustator, por ëndrra e tij, nuk është ndjekja e hapave të babait, por përfundimi i gjimnazit dhe studimet jashtë vendit për elektro-inxhinier./Bashkim Sulejmani-Alsat

Read Previous

100 ditë qeverisje, Grubi flet se çfarë është bërë në këto ditë

Read Next

Ulet numri i të infektuarve në Kosovë, Ja sa raste u regjistruan sot

%d bloggers like this: