15 gola në 12 ndeshje, Haaland është rekordmen në Champions League

Erling Haaland po kalon një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi norvegjez e ka nisur me marshin e 5-të këtë sezon, teksa po vendos rekorde të njëpasnjëshme.

Mbrëmjen e djeshme Haaland e ka futur veten në historinë e Champions League, pasi me golin e parë në portën e Club Brugge shkoi në kuotën e 15 golave në Champions dhe është lojtari që e arrin më shpejt se kushdo tjetër këtë shifër.

Advertisement

Ruud Van Nistelrooy i kishte shënuar në 19 ndeshje. Haaland i ka realizuar këto gola në 12 ndeshje dhe kur është vetëm 20 vjeç numëron më shumë gola në Champions se fenomeni Ronaldo, çka tregon në njëfarë mënyre se ku mund të arrijë ky futbollist.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like