14-vjeçarja në Shkup i shkroi një letër babait para vrasjes

Estimated read time 2 min read

Juristi nga Maqedonia e Veriut Emir Kurtishi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv dha detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup që tronditi mbarë opinionin publik. Sipas informacioneve të juristit, vajza vinte nga një familje e kamur që jetonte në qendër të Shkupit me dy prindërit dhe Vanja kishte një raport të mirë me babanë. Juristi tregon se javën e kaluar, kur mësuesja i kishte dhënë si detyrë të shkruante letër për një familjar, ajo kishte shkruar për të atin.

“Vajza ka jetuar në qendër të Shkupit. Është një lagje e monitoruar 24 në 24. Vajza vinte nga një familje e kamur. Nëna e vajzës kishte trashëguar kohët e fundit një pasuri nga babai i saj. Ai i kish lënë asaj në trashëgimi 5 banesa dhe njërën e kishte shitur kohët e fundit. Ky fakt u shfrytëzua për t’i dhënë kësaj vepre karakter pasuror. Ky rast është shumë enigmatik, është nën hetim. Implikimi i babait të vajzës është një enigmë sepse thuhet se ai dha informacione që vajza kishte dalë nga banesa. Nëna dhe babai i saj nuk ishin ndarë, jetonin bashkë në një shtëpi. Është një fakt i çuditshëm që po bën bujë në mediat tona. Mësuesja e vajzës 14-vjeçare, javën e kaluar, kur kanë pasur ushtrime me shkrim për t’i dërguar një letër një familjari të saj, Vanja ia dërgoi babait. Pra ka pasur raporte shumë të mira me të atin.”, tha juristi Kurtishi në DritareTv./K.C/dritare.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like