Situata e COVID-19 në Kosovë, vijon të jetë e rënduar. Edhe këtë të premte bilanci është shumë tragjik, pasi kanë humbur jetën 13 persona.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, vdekjet janë nga komunat: Prishtinë tre raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë dy raste (85, 83 vjeç), Pejë dy raste (81, 62 vjeç), Prizren dy raste (74, 70 vjeç), Kamenicë një rast (90 vjeç), Podujevë një rast (69 vjeç), Suharekë një rast (60 vjeç), Viti një rast (66 vjeç)
Po ashtu bëhet me dije se sot është shënuar dhe rekord për rastet e reja, pasi janë konfirmuar dhe 963 pacientë pas 2.056 testeve të kryera.
Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të testuar dhe që nga nisja e pandemisë e kanë humbur jetën 797 qytetarë.
Lajmi i mirë është gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 16.862./tvklan.al