Fshati mysliman feston festën krishtere

Fshati mysliman feston “Shën Mëhillin”/ Banorët e Malbardhit në Kurbin, kremtojnë në kishën 700-vjeçare

schedule
19:32 – 29 Shtator, 2024

Kjo e moshuar është e besimit mysliman, por çdo 29 shtator shkon në kishë. Është festa e Shën Mëhillit që bën bashkë banorët e fshatit Mali i Bardhë të Kurbinit.

“Ne jemi myslimanë dhe vijmë në kishë, unë vij çdo festë”.

Ky fshat në Kurbin është dëshmia e harmonisë fetare të shqiptarëve ndër shekuj. Rreth 95 % e banorëve të tij janë mysliman, por pavarësisht besimit të tyre mbi gërmadhat e kishës së vjetër, një objekt kulti 700 vjeçar, ndërtuan kishën e re.

Kisha duket se ka afruar më shumë myslimanë e të krishterë. Banorë të fshatit tregojnë se e vizitonin dhe kur ishte e ndaluar.

Advertisement

“Kishë e vjetër vinim me Partinë e Punës shëronim fëmijët, kemi ardhur përherë këtu … për shtunë e të martë vijmë përherë”, shprehet një qytetar.

Myslimanë e të krishterë në Mal të Bardhë kryejnë bashkë ritet fetare për festën e Shën Mëhillit. Ndërkohë çdo vjeshtë këtë fshat me histori të rrallë e vizitojnë dhe banorë të zonave përreth.

Advertisement
Advertisement