Breaking News :

nothing found
10-06-2023

“14 të vdekur nga Covid”?! “Zhan Mitrev” i reagon Filipçes

Advertisement

Klinika “Zhan Mitrev” nëpërmjet një notë proteste, ka shprehur pakënaqësi ndaj statistikave të djeshme të Minstrisë së Shëndetësisë për numrin e viktimave nga Covid-19.

Ku edhe pse Klinika kishin potencuar se numri i lartë i viktimave kishte të bënte për periudhë më të gjatë kohore, sërish, Ministria e Shëndetësisë i ka vendosur në raportin ditor.

“Duam ta shprehim pakënaqësinë tonë sa i takon mënyrës së prezantimit të numrave. Jashtë çdo konteksti të raportit ditor, u cituan statistika të cilat kanë të bëjnë për të dhënat mujore të viktimave, edhe atë veçanërisht nga Klinika “Zhan Mitrev”, duke mos i shpalosur edhe të dhënat e institucioneve tjera shtetërore dhe private.
Vlerësojmë se kjo mënyrë e prezantimi të të dhënave statistikore të cilat nuk krahasojë të dhëna të njëjta, seriozisht e vë në pikëpyetje objektivitetin dhe paanshmërinë e institucionit tuaj.
Më së paku lë përshtypje keqe të keq te lexuesi dhe e anashkalon pasqyrën rale, duke menduar s enë vendin tonë ka numër të lartë të viktimave, duke mos treguar edhe të dhënat e insticioneve tjera.
Për fat të keq, realiteti është krejt ndryshe. Nga numri i përgjithshëm i viktimave 2893, përqindja e vdekshmërisë në institucionin tonë është 5%”, thuhet mes të tjerash në letrën protestë, që Klinika “Zhan Mitrev” ia ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë./TV21

Advertisement

Read Previous

Etemi: Nuk kishte sulm fizik por verbal. Do ndjek rrugën institucionale

Read Next

1.180 administrator nënshkruan vendet e shpërndarjes