Në pesë vitet e fundit, në vend janë lidhur kontrata të prokurimit publik me vlerë totale prej 5.8 miliardë eurosh dhe 36% e tyre i përkisnin 50 kompanive.
Vetëm 10 kompanitë e para në krye të kësaj liste kanë marrë tenderë me vlerë 1 miliard euro.
Në listën e fituesve më të mëdhenj të tenderëve janë kompanitë e ndërtimit, tregtarët me shumicë, distributorët e derivateve të naftës etj. Për disa prej kompanive që janë në listën e 50 fituesve më të mëdhenj të tenderëve, pothuajse i gjithë biznesi i tyre qëndron në kontratat e prokurimit publik.
Në 10 kompanitë e para janë Markovski Company Bitola, Dr. Panovski, Pucko Petrol, Alkaloid Cons, Energy Delivery Solutions, Makpetrol, Ilinden Struga, Granit, Makedonski Telecom dhe Stanton Gradba Manastir.
Këtë e tregon hulumtimi i Qendrës për Komunikim Qytetar për 50 kompanitë
të cilët kanë marrë më shumë para në prokurimet publike nga viti 2019-2023 dhe bazën e të dhënave të hapura rreth tyre.