Ka ide në partinë time për nacionalizimin e shtyllës së dytë pensionale, konfirmoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski, gjë për të cilën tashmë ka njoftuar TV21. Idenë i pari e kumtoi Drejtori i Fondit Pensional, Nikolla Memov, në emisionin “Biznes 21” si një prej mënyrave për ta ulur deficidin e Fondit pensional.
“Përafërsisht njëri qëndrim është rreth shtyllës së dytë pensionale, të zbatohet koncepti që u zbatua në të kaluarën në Estoni, Poloni, Hungari etj., përkatësisht nacionalizimi edhe i shtyllës së dytë dhe të vazhdojmë kështu. Edhe për njërën edhe për tjetrën ka argumente PËR dhe KUNDËR. Kështu që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë, nuk është ndryshuar asgjë, por në këtë moment nuk ndërmarrim, nuk sjellim vendime”, tha kryeministri Hristijan Micksoski.
Se ka mendime për shfuqizimin e shtyllës së dytë pensinale në emisionin “Biznes 21”, tha se edhe drejtori i Fondit pensional, Memov.
“Ose të rritet ose të rriten mundësitë që në shtyllën e dytë të mund të investojnë më lehtë, me atë që do të kemi profit progresiv në pjesën e punës së tyre. Ndoshta edhe duhet të mendohet për rritjen e shkallës së transferit drejt shtyllës së dytë për të rritur gjithashtu edhe shumën e buxhetit me të cilin do të disponojnë për të funksionuar, përkatësisht për të investuar. Ose në ekstremitet, si opsion i dytë, shtylla e dytë plotësisht të shfuqizohet”, tha Nikolla Memov, drejtor i Fondit të SPIM.
Për Darko Sazdov, anëtar i këshillit të ekspertëve të MAPAS, idea për shfuqizimin e shtyllës së dytë do të shkaktojë edhe më shumë probleme.
“-Çka do të thotë kjo për qytetarët që kanë sigurim, a u shkurtohen të drejtat me shfuqizimin e shtyllës së dytë?
-Patjetër. Krejt e ndryshme është mënyra e funksionimit. Këtu keni fatura personale dhe këto para trashëgohen, kjo xhirollogari i përket anëtarit, është personale. Prekni në strukturën e pronësisë. Ky është si çdo instrument tjetër financiar. Kjo është sikur të mbyllni një sistem të bankave dhe t’i merrni paratë. Kështu është më lehtë, sistemin e bankave ta mbyllim dhe të gjitha paratë të shkojnë në Buxhet”, sqaroi Darko Sazdov, MAPAS.
Mickoski tha se qeveria nuk do ta pranojë propozimin e Këshillit fiskal për rritjen e kufirit të moshës për dalje në pension në moshë 67 vjeçe dhe për rritje të shkallës së kontributeve. Pret që boshllëku në Fondin pensional të mbushet nga buxheti edhe 6-7 vjet, pastaj me pagesat nga shtylla e dytë, pas çka do të stabilizohet.