Zejdi: LEN propozon kandidat për president për interesa politike!

Estimated read time 1 min read

Lëvizja Populli nuk do ta mbështesë kandidatin eventual për president nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, pasi siç thotë kreu i kësaj partie, Skënder Rexhepi, kjo faktorizon opozitën shqiptare. opozita shqiptare, sipas Zejdit, dëshiron të nxjerrë kandidat veç për përfitime politike të tyre.

“Partitë politike që propozojnë kandidat shqiptar, qëllimi i tyre nuk është që të fitojë ai kandidat shqiptar. Qëllimi i tyre është që të përfitojnë sa më shumë elektorat shqiptar, ta grumbullojnë rreth bllokut të tyre, që nga zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë e që për kandidatin shqiptar do të përfundojnë në rrethin e parë, i njjeti elektorat të ruhet edhe për zgjedhjet parlamentare që janë dy javë mbrapa. Kjo është tendenca. Edhe nëse e kupton që qëllimi i opozitës është që ta ruajë një gjë të tillë, atëherë nuk kemi pse ne t’i shërbejmë opozitës që ta faktorizojë veten edhe më tepër”, deklaroi Skënder Rexhepi në klan debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like