Vuçiq frikësohet nga armatimi i FSK-së: Amerika po e udhëheq këtë, po merren njerëz serioz

Estimated read time 2 min read

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duket se po frikësohet nga zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e fuqizojnë atë.

Mediumet serbe raportojnë se Vuçiq i ka bërë sot këto deklarata, ku ka pretenduar se FSK-ja dëshiron të ketë 350 mjete armatosura dhe mbi pesë mijë ushtarë profesional. Amerika po e udhëheq këtë, ekspertë të fuqishëm, njerëz serioz po e bëjnë këtë, dhe ata do të jenë mentalisht, fizikisht dhe në mënyrë të organizuar gati. Amerikanët dhe NATO janë duke e bërë këtë në një mënyrë serioze e të përgjegjshme” – citohet të ketë thënë ai.

Më tej, Vuçiq pretendoi se Serbia po përgatitet për më shumë investime në pajisje ushtarake.

Advertisement

“Tani jemi duke përgatitur një paketë të re prej 150 milionë euro të tjera dhe 400 milionë euro të tjera për gjithë këto vite për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë, dhe ky vit do të jetë më i fuqishmi dhe më i madhi në aspektin e pajisjeve ushtarake…” – ka thënë ai.

Vuçiq, tutje raportohet se ka thënë që “është e rëndësishme që gjithmonë të ketë kontroll të plotë mbi atë që po ndodhë”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like