Turqi , 25 të dyshuar janë arrestuar për të shtënat në Kishën Katolike në Stamboll

Estimated read time 2 min read

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë në kanalin e komunikimit Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të organizatës për të synuar hebrenjtë dhe të krishterët.
Autoritetet turke kanë arrestuar 25 persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e një burri në kishën katolike Santa Maria në Stamboll, tha ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunc.

Në mesin e 25 të arrestuarve janë edhe dy të dyshuarit për të shtënat, të cilët më parë ishin ndaluar nga policia. Ata besohet se janë të lidhur me grupin xhihadist të Shtetit Islamik, ka shkruar Tunc në rrjetin social X.

Më herët, ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi se dy të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj – njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë në kanalin e komunikimit Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të organizatës për të synuar hebrenjtë dhe të krishterët.

Advertisement

Tunc tha se 25 të dyshuarit u akuzuan për anëtarësim në një organizatë të paligjshme dhe vrasje të rëndë me paramendim. Ai shtoi se nëntë të dyshuar të tjerë janë liruar në pritje të gjykimit.

Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes gjatë një shërbese në kishën katolike italiane të Santa Maria, e cila ndodhet në lagjen Saryer të Stambollit. Dy sulmues të maskuar qëlluan shtetasin turk Tunjer Murat Cihan. Ai u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like