Tre armë të gjetura pas të shtënave në Chelopek

Estimated read time 1 min read

Tre armë të gjetura pas të shtënave në Chelopek

Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri armë. Lëndime ka pësuar edhe i dyshuari për vrasjen, 59-vjeçari nga fshati Çelopek, i cili ndodhet në Spitalin klinik të Tetovës.

Vendi është kontrolluar nga prokurori publik dhe ekipi inspektues i SVR Tetovë.

“Të arrestuarit i është marrë një armë, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerit F.J. dhe M.J. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dhënë për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës. Në Prokurorinë Publike të Tetovës thonë se janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve nga fshati, ndërsa deklarim do të duhet të japë edhe 54-vjeçari i lënduar, i cili ende ndodhet në spital për trajtim.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like