Tragjike/ Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, pesë të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

Estimated read time 1 min read

Një ngjajre tragjike ka ndodhur në Illinois në SHBA, në Rushville në perëndim të Springfield, ku tre fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën, pas përplasjes së një autobusi shkolle me një kamion në Illinois.

Sipas Associated Press, nga përplasja kanë marrë flakë të dyja automjetet.

Përplasja ndodhi pak para mesditës në Rushville, një komunitet me rreth 3000 banorë rreth 96.56 kilometra në perëndim të Springfield.

Advertisement

Në autobusin e shkollës ndodheshin katër persona, tre fëmijë dhe shoferi.

Për shkak të përplasjes, humbi jetën edhe shoferi i kamionit.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit tragjik.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like