Termeti dridh Shqiperine, ndjehet edhe ne disa qytete ne Maqedoni

Estimated read time 1 min read

Tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit, në Dibër me rrethinë, me një intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Endokrinologu: ja si ta ulni sheqerin në 4.5 në shtëpi!
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Shqipëri mbrëmë në orën 23:37 me orën lokale, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup.

Sipas informacioneve nga Observatori Sizmologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë 128 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 8 kilometrash.

Në njoftimin e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematike thuhet se tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit, në Dibër me rrethinë, me një intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Advertisement

Tërmeti në Shqipëri është regjistruar edhe nga Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC).

Sipas informacioneve të Institutit Sizmologjik Mesdhetar Europian, epiqendra e tërmetit ka qenë 22 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe shtatë kilometra në perëndim të qytetit të Librazhdit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like