Taravari tregon a është i interesuar për President të Maqedonisë!

Estimated read time 1 min read

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për presidenti në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se ai nuk është i interesuar.
“Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar”, tha Taravari për MIA
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mbrëmë në intervistë për RTK ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president.

Advertisement

“Po, me Taravarin është diskutuar që të jetë kandidat për president dhe ai shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje”, theksoi Kasami.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like