Shqiptari reh gruan dhe vajzën – ja detajet!

Estimated read time 1 min read

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua në Gjakovë, e cila bashkë me vajzën e saj kanë denoncuar kryefamiljarin.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimave, të cilat kanë deklaruar se bashkëshorti, respektivisht babai, i ka sulmuar fizikisht.Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Advertisement

Me urdhër të prokurorit, 51-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like