Shqiptari ndërron jetë në burgun grek

Estimated read time 1 min read

Shtetasi Delin Beqiri 36-vjeç nga Bubullima e Lushnjes, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi. Ai ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ndërroi jetë.

Vdekja e 36-vjeçarit shqiptar, mund të jetë për shkaqe patologjike, ose për përdorim të tepruar të drogës.

Për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor.

Advertisement

Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji, pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim s*ksual.

Ajo gjithashtu, e denoncoi atë për përdorim dhe tregëtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50-vjece, nga Bubullima e Lushnjes.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like