Sekretari i PDE-së, Mamuti; Antarsimi i Maqedonisë në BE përfitojnë qytetarët tanë

Estimated read time 2 min read

Sekretari i përgjithshëm i PDE-së, Altrim Mamuti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka komentuar përfitimet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë me antarsimin e vendit në BE.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka shumë përfitime me antarsimit e sajë në Bashkimin Europian. Me antarësimin e RMV-së në BE do të fitojë akses në tregun më të madh në botë, duke krijuar mundësi të reja për tregti dhe investime. Përveç kësaj, do të ketë mundësi për qasje në fonde dhe programe të BE-së, duke e përmirësuar infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin, dhe zhvillimin rural në vend. Gjithashtu, anëtarësimi në BE do t’i japë RMV-së akses në politikat dhe standartet e BE-së në shumë fusha, duke përmirësuar kështu jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi do të sjellë sfida të reja, si përshtatja në rregullat dhe standardet e reja të BE-së, si dhe ndikimi në politikat e brendshme dhe të jashtme të vendit.
Andaj prioritet mbi prioritete i PDE-së është rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian!”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like