Reshjet e dendura të shiut përmbytën bodrumin e kirurgjisë në Tetovë

Estimated read time 3 min read

Si pasojë e reshjeve të shiut, bodrumi i kirurgjisë ku është i vendosur fakulteti i mjekësisë në Spitalin Klinik të Tetovës, bodrumi i repartit për sëmundje interne si dhe reparti i radiologjisë janë jashtë funksionit. Shefi i repartit të radiologjisë Argjent Imeri tha për Alsat se reparti për incizime, do të jetë i mbyllur të paktën edhe një javë, deri sa të bëhet dezinfektimi dhe kontrolli i aparateve për rëntgen, me qëllim që të shihet siguria e kthimit në punë edhe të punonjësve por edhe të pacientëve.

“Ne si repart jemi pa aftësuar për të punuar për një periudhë të caktuar kohore, gjë që u vlerësua nga serviserët e aparaturave. Për arsye sigurie, u vlerësua situata dhe u çyçën gjitha aparatet, derisa të thahen instalimet, sepse ka indikacione që kanë depërtua uji në instalimin e rrymës, andaj ende nuk e dimë a kemi dëme për të deklaruar por të paktën një javë nuk do të punojmë. Ne ndërmorëm masa përmes termini im, që të anulohen terminët dhe të informohen se të paktën një javë aparati i tomografisë dhe rezonanca magnetike bashkë me kabinetin e gjirit do jenë jashtë funksioni”, deklaroi Argjent Imeri, shef i Repartit të Radiologjisë.

“Dëmet më të mëdha si duket i ka pësuar bodrumi i repartit të kirurgjisë, tek i cili ende kundërmon erë e rëndë ndërsa duken ende edhe uji dhe balta prapa meje”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

“Ne e kemi ndërprerë vizitën nga studentët dhe mësimdhënësit. Ajo pjesë është izoluar deri në dezinfektim komplet. Jemi në koordinim edhe me ISHP që me preparatet e tyre të bëjnë dezinfektim. Në momentin që do kemi leje nga instituti për ta vënë në funksion këtë pjesë do i njoftojmë stafin dhe studentët se çdo gjë është në rregull për tu kthyer”, tha Neset Kamberi, sekretar i fFakultetit të Shkencave Mjekësore.

Advertisement

Nga ana tjetër, në komunën e Tetovës, është formuar komisioni për dëmet nga fatkëqijtë natyrore dhe apelojnë qytetarët që kanë dëme nëpër objektet e tyre, të drejtohen në arkivin e komunës për të plotësuar formularin bashkë me dokumentet e nevojshme.

“Ky komision është duke i bërë parapërgatitjet për të dalë në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Po ashtu sot, një ekip nga komuna e Tetovës, do të realizoj edhe takim me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, për dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore”, deklaroi Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Ndërkohë intervenimet nga ana e zjarrfikësve për ndihmë nëpër lokale dhe amvisëri për largimin e ujit dhe baltës, kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Deri në këto momente, janë kryer gjithsej 71 intervenime nga ana e zjarrfikësve të Tetovës. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like