Policia e konfirmon, fëmija që u gjet i vdekur është 6-vjeçari i zhdukur nga muaji prill

Policia dhe prokurorët në Gjermani konfirmuan se trupi i gjetur në fillim të kësaj jave në një fermë në Behrste, rreth 80 kilometra në perëndim të Hamburgut, ishte fëmija i zhdukur 6-vjeçar, Ariani.

6-vjeçari që ishte me autizëm u zhduk në muajin prill të këtij viti, raporton DW.

Advertisement

Instituti i Mjekësisë Ligjore Hamburg-Eppendorf konfirmoi identitetin e fëmijës përmes një testi të ADN-së dhe u konstatua vdekja e tij.

Akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.
/GazetaSinjali/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like