Paratë e banesës së shitur dyshohet të ketë qenë arsyeja që të kushtëzohet nëna e Vanjës?!

Estimated read time 1 min read

Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njejtë i cili sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëpunëtorët e të dyshuarit kryesor kanë pasur informacionin se nëna e Vanjës ka pasur para nga banesa e shitur së fundmi dhe me rrëmbimin e Vanja Gjorçevski kanë dashur të kërkojnë pjesë nga paratë e përfituara. Edhe babai i Vanjës, Aleksandri është marrë në pyetje, me dyshime se ai ka qenë ndihmues i katër personave tjerë të cilët e kanë vrarë Vanjën.

Advertisement

Mbetet e pa qartë se pse grabitësit e kanë vrarë Vënjën, dy orë pasi e kanë kidnpuar nga qendra e Shkupit. Përndryshe, për arsye materiale është vrarë edhe personi tjetër, Panço Zhezhovski. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like