Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë. Një i ri 28-vjeçar ka rënë nga pallati ku punonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement
Aksidentet në vendin e punës me pasojë vdekjen janë shtuar shumë së fundmi për shkak te kushteve të pasigurta.
Ky është aksidenti i tretë me vdekje në punë që brenda muajit maj. 3 punonjës kanë humbur jetën tragjikisht në ndërtim, 28-vjeçari në Tiranë dhe dy punonjës të tjerë në Lezhë.
Advertisement
Advertisement