Mushkonjat i shkaktojnë probleme Kombëtares së Gjermanisë, Nagelsmann: Problem të stërvitemi!

Estimated read time 1 min read

Kombëtarja e Gjermanisë është duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme ndaj Danimarkës në Euro 2024.

Por, në kampin ku po qëndron nikoqiri i këtij Europiani është duke pasur probleme me mushkonjat e shumta, shkruan Indeksonline
Edhe trajneri Julian Nagelsmann përmes një interviste u ankua: Kemi një murtajë anormale të mushkonjave. Duhet të sigurohemi që të fryjë pak erë dhe të mos ketë kaq shumë mushkonja. Nëse jo, atëherë duhet të futemi brenda”.

Advertisement

Në lagjen ku po qëndron Gjermania është vend malor dhe ka shumë kafshë përreth, prandaj prezenca e mushkonjave është e madhe.

Kujtojmë që nesër nga ora 21:00 Gjermania luan ndeshjen eliminim/direkt ndaj Danimarkës./Indeksonline/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like