Momenti kur avokati shqiptar rrahet para derës së kopshtit

Estimated read time 2 min read

Janë siguruar pamjet nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi rrahet para derës së kopshtit.

Siç shihet nga pamjet, avokati është sulmuar papritur nga 3 personat, që sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë Dorian Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Romario Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.

Në momentin që avokati është sulmuar, ka qenë prezente dhe një zonjë, e cila është larguar me vrap.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Advertisement

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like