Memli Krasniqi falënderon deputetët që votuan pro Kosovës: Presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm

Estimated read time 1 min read

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, ka mirëpritur votimin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare.

“Me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anetare e se cilit eshte edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij procesi. Tani, me optimizëm, angazhim dhe lobim, presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji”, përfundoi Krasniqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like