“Makedonia pat” e zhytur në borxhe, 12 vite punon me llogari të bllokuar nga shteti

Estimated read time 2 min read

Ndërmarrja Publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve rajonale dhe magjistrale për shkak të borxheve prej 11 milionë eurosh, 12 vite punon me llogari të bllokuar.

Këtë e konstaton raporti i Entit Shtetëror të Revizionit në të cilin theksohet se kjo vë në rrezik punën e këtij institucioni të rëndësishëm për interesin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

“Kryerja e veprimtarisë së ndërmarrjes realizohet në kuadër të limiteve mujore, gjegjësisht minimumit të mjeteve financiare, mbi të cilat nuk mund të zbatohen, sipas vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2. Në vendimin e fundit të miratuar më 14.06.2021, i cili është ende në fuqi, limiti mujor për funksionimin e NP-së është caktuar në vlerë prej 231 milionë denarë apo rreth 3,7 milionë euro, derisa vlera e mjeteve të nevojshme me programin për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve për vitin 2022 është 1,85 miliardë denarë ose 30 milionë euro”, thuhet nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Sipas Revizionit, mënyra e këtillë e funksionimit të NP-së, ndikon në rritjen e kamatave dhe me këtë vihet në pikëpyetje stabiliteti financiar.

Në raport, Revizioni gjithashtu ka konstatuar se personi përgjegjës në ndërmarrje nuk i ka siguruar objektet ndërtimore dhe mjetet me të cilat disponon ndërmarrja, në vlerë prej rreth 2 miliardë denarë, gjegjësisht 32,4 milionë euro, të cilat janë të ekspozuara në rreziqe. Prej qershorit deri në dhjetor të vitit 2021 janë furnizuar 15 automjete të specializuara për pastrimin e borës, në vlerë prej 177 milionë denarë, prej të cilave një automjet, 20 ditë pas pranimit dhe vetëm 150 km është djegur pa pasur sigurim kasko, ndërkaq garancia e fabrikës nuk është shfrytëzuar. Padia për kompensim të dëmit është dorëzuar dy vjet pas zjarrit, gjegjësisht më 27.12.2023”, thuhet tutje nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Për tejkalimin e gjendjes, Revizioni ka dhënë rekomandime për të ndërmarrë masa dhe aktivitete nga personat dhe organet kompetente./ Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like