Kurti në Stamboll realizoi mbi 3 orë takim me fituesin e çmimit Nobel, Orhan Pamuk

Estimated read time 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se gjatë vizitës së tij në Stamboll, pati takim me shkrimtarin dhe fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk, përcjell TV21. Kurti thekson se shkrimtari me famë botërore është tejet i interesuar për shqiptarët dhe Ballkanin.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkroi Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like