Kujt i besojnë më shumë njerzit – Politikanëve apo hoxhallarëve? Ja sondazhi!

Estimated read time 3 min read

Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë institucion në vend që gëzon besim të lartë. Shprehur në shkallën nga 1 deri në 10, Qeveria me 2.8, Parlamenti me 2.7, partitë politike 2.5, Prokuroria publike 2.5 dhe gjykatat 2.4 janë institucionet në të cilat qytetarët kanë besimin më të ulët. Presidenti i shtetit ka besim në 3.5, policia 3.8 dhe pushteti lokal 3.7 gëzojnë besim të moderuar ndërsa institucioni me besimin më të lartë është ushtria 4.9. Mediat 3.5 dhe organizatat joqeveritare 3.5 gjithashtu kanë besim të ulët deri në të moderuar, ndërsa organizatat dhe aleancat ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara 3.9, NATO 3.8 dhe BE-ja 3.5, dhe komunitetet fetare 4.4 gëzojnë besim të moderuar.

Këtë e dëshmon hulumtimi i opinionit publik “Praktikat për informim, ndjekjen e ngjarjeve aktuale dhe perceptimet e transparencës së institucioneve”, të cilën Instituti i Studimeve të Komunikimit e zhvilloi gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti. Hulumtimi shqyrtoi perceptimet e qytetarëve për besimin e tyre në institucione, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe mënyrën se si qytetarët informohen dhe ballafaqohen me dezinformatat e mundshme.CILAT JANË PERCEPTIMET PËR LLOGARIDHËNIEN E AUTORITETEVE SHTETËRORE?

Pothuajse dy të tretat e pjesëmarrësve në hulumtim (65.4%) nuk mendojnë se Qeveria punon hapur dhe në mënyrë etike, ndërsa një përqindje relativisht e lartë (63.2%) nuk pajtohen se Qeveria respekton institucionet demokratike të shtetit. Pothuajse gjysma (44.2%) e të anketuarve besojnë se Qeveria shpesh ka pretekst për zyrtarët që sillen në mënyrë të papërshtatshme. Sa i përket Kuvendit, më pak se 1% e të gjithë pjesëmarrësve në hulumtim besojnë se deputetët gjithmonë kujdesen për qytetarët që përfaqësojnë, ndërsa 2.9% se deputetët gjithmonë miratojnë ligje dhe politika që janë në interes të publikut. Në të kundërt, 58.4% e të anketuarve besojnë se deputetët kurrë nuk kujdesen për qytetarët, ndërsa 50.2% se ata kurrë nuk miratojnë ligje dhe politika që janë në interes të publikut.

Advertisement

Kur u pyetën nëse besojnë se Prokuroria Publike fillon rregullisht procedurat pas informacioni që kanë pranuar, më shumë se dy të tretat e qytetarëve shprehën mospajtim (72.5%), ndërsa pothuajse 40% nuk u pajtuan aspak që akuzat e ngritura nga prokuroritë, rregullisht kanë epilog gjyqësor. Madje 70% e të anketuarve besojnë se publiku nuk është i informuar për rrjedhën e procedurave gjyqësore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like