Kompania nga Kosova lidere e tregut të karburanteve të avionëve në Maqedoninë e Veriut, ja cila është

Estimated read time 2 min read

Kompania “Ex-Fis” , pas disa vitesh përpjekjesh, mori primatin e furnizuesit të karburantit të avionëve në Maqedoninë e Veriut.

Kompania është regjistruar nga pronari me të njëjtin emër nga Kosova në vitin 2013, dhe licencën e parë për tregtimin e karburantit të avionëve e ka marrë në vitin 2016, por viti i parë aktiv i operimit ka qenë viti 2023.

Selia, si dhe magazinat për dispenzimin e këtij karburanti të “Ex-Fis” janë të vendosura në aeroportin e Shkupit,shkruan Faktor, përcjell INA.

Të ardhurat e vitit të kaluar ishin 20 milionë euro nga shitja e karburanteve të avionëve, ndërsa fitimi është 800.000 euro.

Menaxheri është Fatbardh Muharemi, ekonomist i diplomuar nga Kosova. Numri i 15 punëtorëve të regjistruar u rrit me 200 për qind në një vit. Licenca e kësaj kompanie është për “transport dhe tregti me shumicë të karburantit të avionëve (JET A-1)”.

Advertisement

Deri më tani, i vetmi furnizues i njohur publikisht i karburantit të avionëve në vend ishte Makpetrol. Tre muaj më parë, gjatë publikimit të pasqyrës vjetore të të ardhurave, shoqëria aksionare nënvizoi se ka një rënie të të ardhurave në vitin 2023 për shkak të uljes së shitjeve të gazit natyror dhe karburantit të avionëve.

“Ex-Fis” është gjithashtu importuese e derivateve në vend dhe me aktivitetin e saj merr pjesë me rreth 1.5 për qind në totalin e importit të të gjitha llojeve të karburanteve në vend. (INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like