Keni ftohtë sot? Nuk është asgjë – ja në sa MINUS do të shkojnë temperaturat në Maqedoni!

Estimated read time 2 min read

Në Maqedoninë e Veriut sot mbizotëron mot i ftohtë dhe me reshje të borës. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se më tepër reshje të borës do të ketë në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa gjatë natës reshjet do të intensifikohen në jug të vendit. Pritet formimi i shtresës së borës deri në 30 centimetra në pjesët e larta të vendit, ndërsa në pjesët më të ulëta, deri në 3 centimetra. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, posaçërisht përgjatë Vardarit.

“Gjatë natës reshjet e borës do të tërhiqen drejt jugut, ndërsa nesër paradite në pjesët jugore do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje të lehta të borës. Nga e hëna deri në mesin e javës do të mbajë mot stabil me mjegull përgjatë luginave, me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat kudo do të jenë nën zero dhe do të zbresin deri nën -15 gradë. Më ftohtë do të jetë të hënën dhe të martën”, thonë nga DPHM-ja./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like