“Kaloi përtej futbollit, u morën me flokët e mi”, Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi

Estimated read time 1 min read

“Kaloi përtej futbollit”, kështu është shprehur futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj për reagimin e furishëm në publik në lidhje me kokën e ulur në gjuajtjen e Nikolo Barelas në minutën e 16, me topin që më pas shkoi në rrjetë në ndeshjen Shqipëri-Itali. I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Hysaj ka treguar me detaje emocionet dhe gjithçka që shkaktoi gjithë ai reagim i tifozerisë shqiptare kundrejt tij.

Elseid Hysaj: Për mua kampionati ishte vërtetë i çuditshëm dhe shumë i bukur. Më vjen keq që e mbyllëm pa një fitore sepse e meritonim. Jam i kënaqur, çunat ishin të kënaqur. Na ra një grup shumë i fortë. Të gjithë kishim besim se mund të kalonin, se mund të ndodhte një mrekulli.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like