Ja stadiumet ku mund të luajë Shqipëria në finalet e Europianit

Estimated read time 1 min read

Kombëtarja e Shqipërisë arriti objektivin për t’u kualifikuar në “Euro 2024”, në një grup mjaft të vështirë. “Kuqezinjtë” grumbulluan 15 pikë, në një fushatë eliminatoresh që u mbyll mbrëmë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe. Europiani do të mbahet verën e ardhshme, në Gjermani. Le t’i hedhim një sy stadiumeve ku do të mbahen të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë. Olympiastadion”, në Berlin, është stadiumi më i madh që do presë finalet e Europianit. Sa i takon shfirave të sakta, ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh.

Advertisement

Më pas, vjen “Munich Football Arena” me 67 mijë vende, ndërsa vlen të përmendet edhe stadiumi i Dortmundit me 66 mijë vende. Gjithashtu, takime do të luhen edhe në Keln, Diseldorf, Hamburg, Lajpcig apo Gelzenkrishen.

Siguria e zhvillimit të kompeticionit pritet të jetë në maksimum dhe do ketë një plan paraprak disa muaj para fillimit. Shorti i Euro 2024 do të mbahet mw 2 dhjetor, në orën 18.00.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like