Ja sa vite bëhen nga Marrëveshja e Ohrit

Estimated read time 3 min read

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonis dhe përfaqësuesit e shqiptarëve atje, arrijnë marrëveshjen për paqe.

Me këtë marrëveshje u arrit të ndërpritet konflikti që përfundoi me të ashtuquajturën marrëveshje të Ohrit të nënshkruar më 13 gusht në Ohër të Maqedonisë.

Shkatërrimi i RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës të Maqedonisë shkaktoi ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike asokohe. Pluralizmi manifestohej me formimin e partive politike të cilat, në vend të atij ideologjik, kishin karakter të fuqishëm etnik.

Si rezultat i këtij tranzicioni, një pjesë e madhe e popullsisë mbetet pa punë, kurse varfëria, korrupsioni, kriminaliteti dhe kriza ekonomike marrin përmasa shumë të mëdha.

Ekonomia e shkatërruar, aferat dhe skandalet politike, korrupsioni dhe marrëdhëniet e keqësuara ndëretnike edhe më shumë e destabilizuan vendin.

Duhet të theksohet fakti se me Kushtetutën e vitit 1991, shqiptarët i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me Kushtetutën e vitit 1974. Për këto shkaqe Kushtetuta u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë në Parlament.

Periudha e viteve 2000-2001 në Maqedoni, karakterizohet me papunësi të madhe (400.000 persona të aftë për punë janë të papunësuar kurse 80.000 familje marrin ndihma sociale) dhe me procesin e papërfunduar të privatizimit i shoqëruar me procedura për falimentim për shumë ndërmarrje.

Jeta politike karakterizohet me parti një etnike, ndërsa Qeveria udhëhiqej nga parti nacionaliste. Qeverisja ishte e centralizuar, kurse sistemi juridik dhe ligjet nuk ishin të përfunduara (nuk ishin miratuar ligjet e nevojshme, ndërsa ato të miratuarat shpesh ndryshonin dhe gjykatat shumë ngadalë vendosin për lëndët).

Advertisement

Edhe pse në Parlament kishte përfaqësues shqiptarë dhe në koalicionin qeveritar kishte ministra-shqiptarë, në administratë dhe strukturat shtetërore, shqiptarët nuk ishin proporcionalisht të përfaqësuar. Partitë politike të shqiptarëve në RM publikisht vazhdojnë të tregojnë pakënaqësinë nga statusi i tyre në jetën politike dhe publike në vend.

Tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike vjen në shprehje gjatë protestave të shqiptarëve me kërkesë për rritjen e të drejtave kolektive ku ndëshkohen dhe konfrontohen me policinë si dhe gjatë protestave të maqedonasve kundër shtimit të të drejtave të shqiptarëve.

Konflikti i armatosur, filloi në rrethinën e fshatit Tanushë të Shkupit, në shkurt të viti 2001. Aktivitetet luftarake zhvilloheshin në rajonin e Kumanovës dhe Lipkovës, atë të Tetovës dhe Shkupit.

Gjatë konfliktit Ushtria Çlirimtare Kombëtare i sulmonte forcat e sigurimit të Republikës së Maqedonisë, mobilizoi një pjesë të popullatës shqiptare për të marrë pjesë në aktivitetet luftarake dhe aktivitete kundër popullatës civile.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like