Izraeli: Kemi gjetur një bosht tuneli brenda spitalit Al Shifa!

Estimated read time 2 min read

Izraeli pretendon se ka gjetur një bosht tuneli operacional brenda kompleksit të spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.

“Sot, infrastruktura e tunelit të Hamasit u ekspozua brenda spitalit,” tha ushtria izraelite në një deklaratë, krahas fotove të publikuara.

Forcat speciale izraelite bastisën spitalin, më i madhi i Gazës në orët e para të mëngjesit, pasi thanë për javë të tëra se ishte vendi i një qendre komandimi dhe kontrolli nëntokësor për Hamasin. Mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë në enklavën e drejtuar nga Hamasi e kanë mohuar vazhdimisht akuzën. Videoja e siguruar nga Izraeli tregon tokën e ekspozuar duke zbuluar një vrimë në tokë. Ana e boshtit duket se është e përforcuar me beton. Tubat dhe kabllot e ekspozuar mund të shihen gjithashtu afër sipërfaqes, citon CNN.

Advertisement

Deklarata e ushtrisë tha se trupat kishin gjetur gjithashtu atë që ata thanë se ishte një makinë e bllokuar me grackë afër, që përmbante një sasi të madhe armësh dhe municionesh. Në një konferencë, zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se inxhinierët e ushtrisë po punonin për të ekspozuar infrastrukturën e tunelit.

Hagari tha gjithashtu se ushtarët kishin zbuluar një tunel operacional në spitalin Al-Rantisi në Gazën veriore./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like