Ia keqpërdori mijëra euro një gruaje, arrestohet i dyshuari

Estimated read time 1 min read

Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimin e përfitimit të kundërligjshëm të të mirave materiale në vlerë prej mijëra eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku ndër të tjera japin detaje edhe se si i dyshuari kishte keqpërdorur besimin e viktimës për të arritur deri tek të hollat, shkruan Gazeta Insajderi.

“Gjilan 13.04.2024 – NN. Më 02.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka keqpërdorur besimin e viktimës femër kosovare duke pranuar mijëra euro në llogarinë e tij bankare për të cilat kishte autorizimin e viktimës, mirëpo të njëjtën nuk e kishte njoftuar dhe mjetet financiare i kishte përvetësuar për nevoja personale”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Advertisement

Policia tutje njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like